Murgesha Cristina fiton “The Voice of Italy”

Cristina Scuccia është fituesja e “The Voice of Italy 2014”.

6917481b-ca02-4ff2-b1ac-45caaf7ee619---0-

Duke përvetësuar 62% të preferencave, Motër Cristina ka fituar titullin “The Voice of Italy”. Pasi është shpallur fitorja e saj por ende pa kënduar në fund, ajo i ka habitur të pranishmit duke i kërkuar që të recitojnë një lutje së bashku. Ajo ka argëtuar dashamirësit e muzikës në gjithë botën, video e saj në You Tube numëron 50 milion klikime.

Gjatë konkurrimit të saj në këtë konkurs, ajo ka ndarë me të tjerët historinë e jetës së saj. Cristina Scuccia ka treguar se është vetëm 25 vjeç, ka patur një të kaluar rebele dhe ka qenë roli i saj si murgeshë në një “musical” që e ka lidhur me fenë. Ajo ka lindur në provincën e Raguzës dhe pasioni për këngën e ka shoqëruar gjithmonë. Tashmë që është edhe murgeshë, për të ka rëndësi kombinimi “murgesha-këngëtare”. Ajo ka treguar se ka qenë e zemëruar me Zotin, derisa roli që iu dha e bëri të kthente rrugë. Roli si Motra Roza e ka shtyrë së fundmi fituesen e “The Voice of Italy” t’i bashkohet fesë. Ajo ka provuar pa sukses konkurrimin edhe në shfaqje të tjera si “X-Factor” dhe “Amici”. Në vitin 2013 ka marrë pjesë edhe në “Good Neës Festival”, një garë mes artistësh të krishterë që këndonin.

 

Related News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *