Adidas prezanton topin inteligjent

Marka e njohur e “Adidas-it” ka sjellë një risi, tashmë që jemi në prag të nisjes së Kupës së Botërorit. Marka ka prezantuar një top inteligjent, i cili lidhet me aplikacionet e teknologjisë Apple.

b5fd2aa4-138a-4d09-81cf-73fcb96517c6---0-

Ai ngjan si topi tradicional, por sipërfaqja e tij përbëhet nga një sistem i vogël që komunikon me bluetooth-in nëpërmjet smartphone-it i cili është i pajisur me sistemin operativ iOS vetëm për Apple, dhe jo për sistemin Android. Kjo teknologji mat trajektoren ajrore, shpejtësinë dhe drejtimin e topit. Aplikacioni ka edhe video didaktike për t’u përmirësuar, mundësinë për të regjistruar golat më të arrirë dhe më pas për t’i shpërndarë në rrjete sociale.
Firma “Adidas” ka nisur të punojë për këtë projekt që në vitin 2009 dhe tashmë topi inteligjent vjen i përfunduar, i cili do të shitet online dhe gjithashtu nëpër dyqane me pajisje digjitale. Vlera e këtij topi është 299 euro.

Related News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *