Zbardhen listat e gjigantëve në Botëror, ja zgjedhjet përfundimtare!

Sot është afati i fundit i dorëzimit të 23 lojtarëve, me të cilët do të marrë pjesë secila përfaqësuese në Brazil 2014. Low, Prandeli & Co. kanë bërë skartime…

1600728e-5562-4714-b641-ce658315dba9---0-

GJERMANIA/ Jashtë Schmelzer e Mustafi

Joachim Low ka zyrtarizuar 23 lojtarët e listës përfundimtare, që do të përfaqësojë Gjermaninë në Botërorin 2014. Tekniku gjerman ka lënë jashtë papritmas mbrojtësin e Borusia Dortmund, Marcel Schmelzer, si dhe mbrojtësin e Sampdorias Shkodran Mustafi.
Portierë: Manuel Neuer (Bayern M.), Roman Weidenfeller (Borussia Dortmund), Ron-Robert Zieler (Hannover).
Mbrojtës: Jerome Boateng e Philipp Lahm (Bayern M.), Mats Hummels, Kevin Grosskreutz, Erik Durm (Borussia Dortmund), Per Mertesacker (Arsenal), Benedikt Howedes (Schalke 04).
Mesfushorë: Bastian Schweinsteiger, Toni Kroos, Thomas Muller e Mario Gotze (Bayern M.), Mesut Ozil (Arsenal), Julian Draxler (Schalke 04), Sami Khedira (Real Madrid), Matthias Ginter (Freiburg), Christoph Kramer (B.Monchengladbach).
Sulmues: Miroslav Klose (Lacio), Marco Reus (Borussia Dortmund), Andre Schurrle (Chelsea), Lukas Podolski (Arsenal).

ITALIA/ Skartohen Rossi, Maggio e Destro
Emrat e skartuar nga tekniku italian, Cesare Prandelli, si përfundim janë ato të Maggio (Napoli), Pasqual (Fiorentina), Romulo (Verona),  Destro (Roma) dhe Giusseppe Rossi (Fiorentina), i cili nuk duket se e ka kaluar klasën, edhe sepse vinte nga një dëmtim. Si rezervë do të marrë me vete interesin Ranochia, duke parë gjendjen jo të mirë fizike të Paletta (Parma) dhe Barzagli (Juventus)
Portierë: Buffon (Juventus), Perin (Genoa), Sirigu (Paris St. Germain);
Mbrojtës: Abate (Milan), Barzagli (Juventus), Bonucci (Juventus), Chiellini (Juventus), Darmian (Torino), De Sciglio (Milan), Paletta (Parma); (Ranochia, rezervë)
Mesfushorë: Aquilani (Fiorentina), Candreva (Lazio), De Rossi (Roma), Marchisio (Juventus), Thiago Motta (Paris St. Germain), Parolo (Parma), Pirlo (Juventus), Verratti (Paris St. Germain);
Sulmues: Balotelli (Milan), Cassano (Parma), Cerci (Torino), Immobile (Torino), Insigne (Napoli).

SPANJA/ Pa Llorente, Navas e Carvajal
Edhe kampionët në fuqi të Spanjës kanë zyrtarizuar zgjedhjet përfundimtare të listës prej 23 lojtarësh që do të marrin pjesë në Botërorin brazilian. Jashtë kanë mbetur emra si Fernando Llorente i Juventusit (para tij u preferua Diego Costa, me dëmtime të shpeshta), Jesus Navas i Manchester City, apo kampioni i Evropës me Real Madridin, Carvajal.
Portierë: Casillas (Real Madrid), Reina (Napoli) e De Gea (Manchester United)
Mbrojtës: Sergio Ramos (Real Madrid), Pique e Jordi Alba (Barcellona), Albiol (Napoli), Azpilicueta (Chelsea) e Juanfran (Atletico Madrid).
Mesfushorë: Xavi, Busquets, Iniesta e Fabregas (Barcellona), Xabi Alonso (Real Madrid), Cazorla (Arsenal), Koke (Atletico Madrid), Javi Martinez (Bayern M.).
Sulmues: David Villa e Diego Costa (Atletico Madrid), David Silva (Manchester City), Torres (Chelsea) e Mata (Manchester United).

HOLANDA/Me mungesat e detyruara të Strootman e Van Der Vaart
Tekniku i Holandës, Louis Van Gaal ka publikuar 23-shen përfundimtarë të lojtarëve që do të marrë me vete në Brazil. Nuk ka ndonjë surprizë të madhe, veç mungesave të detyruara për dëmtim të Kevin Strootman, Rafael van der Vaart e Jetro Willems.
Portierë: Jasper Cillessen (Ajax), Tim Krul (Newcaste), Michel Vorm (Swansea City);
Mbrojtës: Daley Blind (Ajax), Daryl Janmaat (Feyenoord), Terrence Kongolo (Feyenoord), Bruno Martins Indi (Feyenoord), Joel Veltman (Ajax), Paul Verhaegh (Augsburg), Ron Vlaar (Aston Villa), Stefan De Vrij (Feyenoord);
Mesfushorë: Jordy Clasie (Feyenoord), Leroy Fer (Norwich City), Jonathan De Guzman (Swansea City), Nigel de Jong (Milan), Wesley Sneijder (Galatasaray), Georginio Wijnaldum (PSV Eindhoven);
Sulmues: Memphis Depay (PSV Eindhoven), Klaas-Jan Huntelaar (Schalke 04), Dirk Kuyt (Fenerbahce), Jeremain Lens (Dinamo Kiev), Robin van Persie (Manchester United), Arjen Robben (Bayern M.).

URUGUAJI/Tabarez nuk heq dorë nga Luis Suarez
Luis Suarez është i pranishëm në listën e 23 të grumbulluarave përfundimtarë nga tekniku i Uruguajit, Oscar Tabarez. Pavarësisht dëmtimit që ka pësuar bomberi i Liverpulit, ai bën pjesë mes lojtarëve që do të jenë në dispozicion për Brazil 2014, megjithëse rikuperimi i tij pritet për ndeshjet e fundit në grupe.
Portierë: Fernando Muslera (Galatasaray), Martin Silva (Vasco Da Gama), Rodrigo Munoz (Libertad).
Mbrojtës: Diego Lugano (West Bromwich Albion), Diego Godin (Atletico Madrid), José Maria Gimenez (Atletico Madrid), Martin Caceres (Juventus), Maximiliano Pereira (Benfica), Jorge Fucile (Porto), Sebastian Coates (Nacional).
Mesfushorë: Egidio Arevalo Rios (Morelia), Walter Gargano (Parma), Diego Perez (Bologna), Alvaro Gonzalez (Lazio), Alvaro Pereira (San Paolo), Cristian Rodriguez (Atletico Madrid), Gaston Ramirez (Southampton), Nicolas Lodeiro (Botafogo).
Sulmues: Luis Suarez (Liverpool), Edinson Cavani (PSG), Diego Forlan (Cerezo Osaka), Cristian Stuani (Espanyol), Abel Hernandez (Palermo).

KILI/ Me “arsenalin” e rëndë
Tekniku i Kilit, Jorge Sampaoli, ka bërë me dije listën prej 23 lojtarësh, që do të ketë në dispozicion në Botërorin e Brazilit. Përfundimisht ka mbetur jashtë fantazisti i Fiorentinës, Mati Fernandes.
Portierë: Claudio Bravo (Real Sociedad), Johnny Herrera (Universidad de Chile), Cristopher Toselli (Universidad Catolica).
Mbrojtës: Gary Medel (Cardiff), Gonzalo Jara (Nottingham Forest), Mauricio Isla (Juventus), Miiko Albornoz (Malmo), Eugenio Mena (Santos), Jose Rojas (Universidad de Chile).
Mesfushorë: Arturo Vidal (Juventus), Marcelo Diaz (Basel), Francisco Silva (Osasuna), Felipe Gutierrez (Tëente), Carlos Carmona (Atalanta), Jean Beausejour (Ëigan), Charles Aranguiz (Inter), Jorge Valdivia (Palmeiras), José Pedro Fuenzalida (Colo Colo).
Sulmues: Alexis Sanchez (Barcelona), Eduardo Vargas (Valencia), Fabian Orellana (Celta), Mauricio Pinilla (Cagliari), Esteban Paredes (Colo Colo).

Related News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *