Piratët kibernetikë nxjerrin në shitje të dhënat e përdoruesve të eBay

51085_1

Në fund të muajit që shkoi, eBay u sulmua nga piratët kibernetikë duke rrezikuar informacione të rëndësishme të 233 milionë përdoruesve të saj. Piratët kibernetikë kanë vjedhur informacione, si emrat e përdoruesve, adresat e mesazheve elektronike, numrat e telefonit dhe datat e lindjes. 

Tani është njoftuar se këta piratë kibernetikë kanë nxjerrë në shitje në internet të dhënat e regjistrimit të përdoruesve në eBay. Nga një investigim i bërë nga gazeta prestigjioze amerikane “The Sun on Sunday”, është zbuluar se piratët kibernetikë po shesin kredenciale të përdoruesve të prekur nga sulmi kibernetikë në internet. Shitja e këtyre informacioneve mund të ketë pasoja shumë të rënda, pasi mund të përdoren nga mashtrues për qëllime të ndryshme. 

Nga investigimi i bërë u njoftua se një pirat kibernetikë ofronte 1 mijë llogari britanike në eBay, për 24.93 paundë secilin, ndërsa një tjetër pirat shet emra përdoruesish dhe fjalëkalime, pa një numër të caktuar, për 2,100 paundë. Raporti nuk tregon se ku janë bërë publike këto oferta, por ka shumë mundësi të jenë në një uebsajt të sigurt të frekuentuar nga piratët kibernetikë. 

eBay do të hetohet nga autoritetet e sigurisë në të dy anët e Atlantikut mbi mënyrën se si i ka ruajtur detajet e përdoruesve para se ata të merreshin nga piratët kibernetikë. Nëse e keni injoruar këshillën e kompanisë eBay për të ndryshuar fjalëkalimet, ju duhet ta bëni tani, ose shumë shpejt mund të kuptoni që të dhënat tuaja kanë rënë në duar të gabuara.

Related News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *