J.Lo drejt ndarjes, Casper e tradhton me një tjetër trans

Flitet se 27-vjeçari është shoqëruar me modelen transeksuale Xristina Marie, prapa krahëve të këngëtares.

6e981973-a0dc-42f8-a1ff-e929eece5fc9---0-

I dashuri i Jennifer Lopez, Casper Smart akuzohet sërish se ka tradhtuar partneren e tij. Në një publikim të sotëm në faqen e internetit “The Dirty”, raportohet se koreografi 27-vjeçar është shoqëruar me modelen transeksuale Xristina Marie, prapa krahëve të këngëtares 44-vjeçare. Ky lajm i ri vjen ekzaktësisht një javë pasi u përfol se Casper kishte pasur një aventurë të nxehtë me transeksualin tjetër, Sofie Vossa.

Në një situatë të tillë duket se çifti Lopez-Smart është shumë afër ndarjes. “Marrëdhënia e tyre ka arritur në një pikë drejt fundit – ka rrëfyer një mik i çiftit për “RadarOnline” -. Jennifer është futur përsëri në siklet prej tij. Aq sa nuk e ftoi ta shoqëronte as në New York. Kështu ajo gjendet krejt e vetme në apartamentin e New York-ut, aty ku po mendon seriozisht për t’i dhënë duart partnerit të saj, pas 3 vjetësh lidhje”. A do ta hedhë këtë hap? Mbetet të shihet…

Related News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *