Milani “flak” Seedorf, i beson drejtimin Inzagit

Për ish-mesfushorin nuk mjaftuan 35 pikët e mbledhura në fazën e dytë për të bindur drejtuesit që ta konfirmojnë.

ea4c926a-d604-4a9a-ac12-e3b0c7f3d9de---0-

Te Milani është gati një revolucion tjetër, kur nuk kanë kaluar as 5 muaj nga ardhja e Clarence Sedorf. Ja që drejtimin e kuqezinjve, presidenti Berlusconi ka vendosur që t’ia besojë ish-sulmuesit, Filipo Inzaghi. Ky ka qenë përfundimi i një takimi të zhvilluar mbrëmjen e së hënës në vilën e “Cavalierit” në Arcore.

Por përpara se të zyratizojë ngritjen në detyrë të teknikut aktual të të rinjve të Milanit, klubi duhet të zgjidhë problemin e kontratës së teknikut holandez, i cili në janar të këtij viti firmosi një kontratë 2-vjeçare. Mirëpo, për ish-mesfushorin nuk mjaftuan 35 pikët e mbledhura në fazën e dytë për të bindur drejtuesit që ta konfirmojnë.

Sedorfin e donte personalisht Berlusconi, por holanezi që zëvendësoi Alegrin, nuk duket se nuk krijoi kurrë “feeling”-un e duhur sidomos të Adriano Galianit, krahut të djathtë të presidentit. Mendohet që gjithçka tashmë duhet të zgjidhet kundrejt një dëmshpërblimi prej 10 milionë eurosh që Milani do të derdhë në xhepat e Seedorf. Më pas do të nisë zyrtarisht epoka Inzagi.

Related News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *