Pogba ambicioz, të fitojë Kupën e Botës

87236

Paul Pogba ka një ambicie, atë më të madhen për momentin; Kupën e Botës. Duke përfaqësuar kombëtaren e Francës, ai mezi pret nisjen e turneut të madh në Brazil. 

Mesfushori i Juventusit ka fituar Kampionatin Botëror U-20 në vitin 2013 dhe asokohe u shpall lojtari i turneut të zhvilluar në Turqi. 

“Për mua është një ëndërr që të luaj në Kampionatin Botëror. Shpresoj t’i shkojmë deri në fund dhe ta fitojmë. Kam luajtur në një Kampionat Botëror (U-20) në verën e kaluar, prandaj jam mësuar paksa me gjëra të këtilla”- kështu është shprehur Pogba. 

Më tej ai ka shtuar se: “Qëkur kam qenë fëmijë kam menduar që të luaj në Kampionatin Botëror, jam shumë i entuziazmuar”. 

Related News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *