Përmbytjet në Bosnje e Serbi, Bankat ProCredit të Ballkanit dhurojnë 550 000 euro

86940

TIRANE-Sot, Bankat ProCredit të Shqipëri, Bullgari, Kosovë dhe Maqedoni së bashku me ProCredit Bank në Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi kanë dhuruar një fond prej 550’000 Euro për zonat e prekura nga përmbytjet në BIH dhe Sërbi. Ky fond do të kanalizohet nëpërmjet iniciativës “neighbour to neighbour”, të krijuar nga këto gjashtë banka. ProCredit Bank në Serbi dhe BIH do të shpërndajnë fondet e dhuruara në formën e ndihmave humanitare si: medikamente, material higjeno-sanitare, ujë dhe ushqime, si dhe materiale të tjera ndihmëse në zonat e prekura. 

Në Serbi, Ministri I Infrastrukturës tha se 3’500 km rrugë janë shkatërruar dhe 30% e linjave hekurudhore kanë dale jashtë funksioni. Në Bosnjë, autoritete kanë identifikuar mbi 4 milion banorë të prekur nga këto përmbytje që mbuluan më shumë se ¼ e territorit të Bosnje-Hercegovinës. Rreth 100’000 shtëpi dhe 230 shkolla janë shkatërruar. 

“Ne shpresojmë që ndihmat humanitare do të arrijnë sa më parë tek ata që kanë nevojë. Ne falënderojmë bankat ProCredit për mirëkuptimin dhe përkrahjen e këtyre njerëzve të prekur nga përmbytjet. Ne fillimisht do të fokusohemi në ndihmat mjekësore ”, tha Edin Hrnjica, anëtar i Bordit Drejtues të ProCredit Bank BIH. 

“Çdo kush prej vendeve tona mund të ndodhet në një situate të tillë të paparashikuar. Si pjesë e një Grupi ndërkombëtar, ne ndiejmë përgjegjësinë për të kontribuar sado pak në ndihmë të fqinjëve tanë”, tha Adela Leka, përfaqësuese e Bordit Drejtues të ProCredit Bank Shqipëri. 

ProCredit Bank Shqipëri, e themeluar në vitin 1995, është pjesë e grupit ndërkombëtar ProCrediti cili udhëhiqet nga ProCredit Holding dhe mbështetet plotësisht nga ProCredit Bank në Gjermani. ProCredit Holding dhe ProCredit Bank Gjermani janë të mbikqyrura nga Autoriteti Gjerman i Mbikqyrjes Financiare (BaFin), që thekson besueshmërinë dhë qendrueshmërinë e institucioneve ProCredit. 

Related News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *