Izitru, shërbimi në internet që zbulon modifikimet e fotove

86922

Falë krijimit të mjeteve të ndryshme për modifikimin e fotove, si për shembull “Photoshop”, është shumë e vështirë të kuptosh nëse një foto është reale apo e modifikuar. Ka pasur raste të ndërhyrjes së mjekësisë ligjore për të identifikuar foto të dyshimta. 

Tashmë falë aplikacionit Izitru, i krijuar nga profesori Hany Farid, ju mund të kuptoni shumë lehtë nëse një foto është e vërtetë apo e modifikuar. Për të vërtetuar këtë, ju duhet të ngarkoni foton dhe një program në kompjuter do të vërtetojë automatikisht nëse fotoja është e modifikuar apo jo. 

Rezultatet janë shumë të thjeshta, përgjithësisht aplikacioni arrin të dallojë ndryshimet e përmasave të një fotoje. Ky aplikacion mund të shkarkohet dhe të përdoret falas. 

Related News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *