Indi: Opozita korr fitore

Nga rezultatet e para të zgjedhjeve në Indi, duket qartazi fitorja e partisë opozitare, BJP.

ba8018ae-51ff-46f5-80ee-4fc7b9f80732---0-

Partia e Kongresit, e cila ka qenë në krye të qeverisjes, ka thënë se e pranon humbjen e këtij proçesi zgjedhor. Rajeev Shukla, lider i vjetër i Partisë së Kongresit, ka thënë se e partia e pranon humbjen dhe do marrë rolin e opozitës në vijim. Ndërsa Rajnath Singh, presidenti i Indisë, i ka cilësuar këto zgjedhje si një fillim të ri. Reagime ka patur edhe nga partia fituese. Narendra Modi, lideri i Partisë BJP, është shprehur në “Twitter” se India ka fituar.

Ky proçes zgjedhor ka arritur një shifër rekord prej 66.38% pjesëmarrje, duke kaluar kështu edhe vitin 1984. Mendohet se rreth 551 milionë shtetas votuan, nga më shumë se 1.8 milionë makina elektronike votimi.

Partia BJP ka nisur festimet që në rezultatet e para ku tregohej se kish siguruar 272 vendet e duhura që i duhen mazhorancës parlamentare. Rezultatet do të shpallen zyrtarisht gjatë pasdites së të premtes.

Related News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *