Oscar Pistorius dhe dredhia për t’i shpëtuar akuzës për vrasje

Gjate zhvillimit te gjyqit me akuzën për vrasje me dashje te partneres se tij Reeva Steenkamp, avokatet e tij mbrojtës kane hedhur tezen se klienti i tij vuan nga një sindromë e cila mund ta shpëtojë atë nga akuza për vrasjen me paramendim.

76402198-ea32-4fa1-83dd-fbed067c7cfc---0-

Gjykatësi i çështjes ka urdhëruar ekspertizën e Pistorius-it ne lidhje me sindromën e “hyper vigilance”, sipas se cilës ai vuan nga një ndjenje e shtuar ankthi, e cila ne raste te veçanta mund ta shtyje atë për te kryer veprime instiktive dhe te pa menduara, brenda llojit të të cilave futet edhe vrasja.

Kështu ai do t’i nënshtrohet testit, pas deklarimit te një psikiatri te thirrur nga mbrojta e te pandehurit Pistorius, se ai është i prekur nga ky sindrom.
Nëse provohet edhe nga testet, se kjo është e vërtetë, atëherë me shume gjasa ai mund te shkarkohet nga akuza e vrasjes me paramendim.
Oscar Pistorius, kampioni afrikano jugor i vrapimeve për njerëz me kufizime fizike, akuzohet për vrasjen e partneres se tij, modele Reeva Steenkamp ne datën 14 shkurt 2013.

Related News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *