Xhirohet filmi i parë hollivudian në Kubë

222__711199591

Në Kubë kanë përfunduar xhirimet e filmit të parë të Hollywoodit që nga viti 1969 kur ShBA-të kishin aplikuar sanksionet ndaj ujdhesës, shkruan “Hollywood reporter”.

Filmi “Papa” bën fjalë për shkrimtarin amerikan Ernest Hemingway i cili në Kubë ka jetuar nga viti 1939 deri në vitin 1960.

Regjisori i filmit Bob Yari ka insistuar që filmi të xhirohet në Havanë, ku Hemingway kishte shtëpinë dhe barkën, në mënyrë që skenat të xhiroheshin në ambientin autentik. Yarit i ishte mundësuar xhirimi edhe në pallatin qeveritar, i cili është shndërruar në muze për nder të liderit kubanez, Fidel Kastro. Lejen për xhirim nga autoritetet amerikane, Yarin e kishte pritur tre vjet. Ai thotë se xhirimi i filmit në territorin kubanez paraqet përjashtimin e parë që nga koha e aplikimit të sanksioneve nga amerikanët, para 45 vjetësh.

 

Adrian Sparks e luan rolin e Hemingwayt (1899-1961), i cili është nderuar me çmimin Pulitzer në vitin 1953 për romanin “Plaku dhe deti”, ndërsa një vit më vonë edhe çmimin Nobel për letërsi.

Related News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *