Volkswagen kërkon ndihmën e publikut për dizajnin e makinës së re

0192-300x149

Volkswagen është në kërkim të një koncepti të ri të një makine për video lojëra, dhe për këtë po kërkon ndihmën e publikut. Gara “Volkswagen Design Contest” është e hapur për studentët e regjistruar në studime të ndërlidhura me dizajnin. E nëse jeni një prej tyre, ju bëjmë me dije se kjo garë ka nisur më 5 maj dhe përfundon më 15 gusht.

Megjithatë, nuk bëhet fjalë vetëm për dizajnimin e një makine, por për konceptin e një loje të re për makinën e tyre. Kompania thotë se janë të mirëpritur specialistët, ndërsa përqendrimi kryesor do të jetë eksterieri, enterieri, interfejsi, grafika, ngjyra dhe zbukurimi.

Lejohen edhe grupe prej dy personash, por VW dëshiron kontributin e secilit veç-e-veç për t’u identifikuar më lehtë. Dhe natyrisht se kërkojnë që brendi i tyre të jetë mjaftueshëm i dukshëm.

Tre fituesit e kësaj gare do të përzgjidhen nga kryediazjneri i VW, Klaus Bischoff dhe ekipi i tij, ndërsa shpërblimi për ta do të jetë puna gjashtë-mujore në qendrën e dizajnit në VW në Wolfsburg, Gjermani..

– See more at: http://shqipmedia.com/portal/volkswagen-kerkon-ndihmen-e-publikut-per-dizajnin-e-makines-se-re/#sthash.gRkBXOyz.dpuf

Related News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *