Serbët me listën unike synojnë deri 20 vende në Kuvend

Liderët politikë të serbëve të Kosovës konfirmojnë arritjen e konsensusit politik për të garuar me një listë unike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit

6CB6D1C928426F1D73204659BF629DF9

Liderët politikë të serbëve të Kosovës konfirmojnë arritjen e konsensusit politik për të garuar me një listë unike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit. Me këtë formë të garimit ky koalicion i partive politike serbe do të siguronte në start 10 ulëset e garantuara. E në rast se e tejkalon pragun prej 5 për qind, do të mund të llogaritë edhe në ulëse shtesë. Pretendimet e serbëve janë që të marrin edhe 5 apo 10 ulëse tjera, që në total do të përbënte numrin prej 15 deri në 20 deputetëve serbë në përbërjen e re të Kuvendit.

Këtë qëllim e ka konfirmuar edhe ministri në largim për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq. Sipas tij, në Beograd tashmë është arritur në parim një marrëveshje ndërmjet liderëve të SLS-së së zëvendëskryeministrit në largim Slobodan Petroviqit, listës “Srpska” si formacion i krijuar nga Beogradi, SDP-së të udhëhequr nga Oliver Ivanoviq i cili po mbahet i mbyllur në burg nën dyshimet për krime lufte, si dhe NDS-së të ministrit tjetër serb në qeverinë në largim, Nenad Rashiq.

“Presim që serbët në Kosovë përfundimisht të bëhen me listë unike. Jemi bashkuar rreth çështjes së vendeve të rezervuara dhe formimit të Forcave të armatosura të Kosovës”, ka thënë Jevtiq. Me listën e tyre unike, ai ka thënë po ashtu se serbët do ta kalonin pragun prej 5 për qind, me çka do të pretendohej se do të siguroheshin nga 15 deri në 20 vende në Kuvend./ Tribuna

Related News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *