Negociatat për Qeverinë sekrete për opinionin

qeveria_802113048

Negociatat për formimin e Qeverisë midis VMRO-DPMNE dhe BDI po vazhdojnë larg vëmendjes së mediave dhe opinionit publik.

Siç mësohet nga agjencia e lajmeve INA burime pranë ekipeve negociatore dy partitë sot pritet të diskutojnë mbi ndarjen e dikastereve ministrore dhe nivelet e tjera të pushtetit.

Në kampet e dyja partive po mbretëron një heshtje dhe se kjo gjendje është raportuar dhe përshkruar edhe nga mediat vendore, pasi që asnjëra parti nuk deklarohet se kush çka do të përfitojë nga ministritë dhe se cilat janë ministritë që do të ndërrohen midis VMRO-DPMNE dhe BDI. VMRO-DPMNE përmes zyrtarëve të saj ka paralajmëruar se kësaj radhe do të ketë edhe ministrinë e Mbrojtjes, që deri tani ishte udhëhequr nga BDI.

BDI paralajmëroi jozyrtarisht që të ndryshojë edhe disa ministri, duke qenë e gatshme që të heq dorë nga resori i evrointegrimeve dhe të marrë postin e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, si dhe ministri të tjera të rëndësishme si Ministria e Financave, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, apo edhe njërën nga drejtoritë e rëndësishme, Drejtorinë e të Ardhurave Publike ose Drejtorinë e Doganave.

Nga fundi i javës pritet të përcaktohen pikat kyçe të ndarjes së pushtetit ekzekutiv dhe zbardhja e detajeve, pasi që dy partitë javën e kaluar kurorëzuan sërish bashkëqeverisjen.

Related News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *