Akuzat për fshehje pasurie, Prokuroria kërkon pezullimin e gjyqtarit Gjin Gjoni

 

86271

ELBASAN – Prokuroria e Elbasanit kërkon pezullimin e gjykatësit të Apelit, njëherazi anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, i akuzuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për fshehje pasurie, falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale. 


Mësohet se Prokuroria e Elbasanit ka dërguar sot në gjykatë kërkesën për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Gjoni, deri në përfundimin e hetimeve. 

Prokuroria e Përgjithshme vendosi që çështjen e gjyqtarit Gjoni ta hetojë Elbasani, që është ndër organet e akuzës më afër Tiranës, për të shmangur konfliktet e mundshme, që mund të vinin nga anëtari i KLD-së, për shkak të njohjeve personale me prokurorët që ushtrojnë detyrën në kryeqytet. 

Në kallëzimin e ILDKP-së thuhet se gjykatësi Gjin Gjoni, në bashkëpunim me dy noterë, ka fshehur shumën prej 1.8 milionë eurosh. E kallëzuar nga Inspektorati është dhe bashkëshortja e tij. 

Gjithashtu Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dërgon në gjykatë kërkesën për pezullim nga detyra për gjyqtarët Ken Dhima, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Klorinda Çela, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të akuzuar për veprën penale të “Refuzimit për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose të çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kallëzuar penalisht nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Related News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *