Aksident në Pogradec, furgoni me pasagjerë përplaset me një autobus

POGRADEC – Dy automjete janë përfshirë në një aksident, paraditen e sotme në Pogradec, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. 

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Petrushë, ku furgoni i pasagjerëve, me targë PG147A, është përplasur me një autobus me targa të Tiranës, TR5378S. 

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe konfirmoi se nga përplasja nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëmtime të mjeteve. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë. 84733_3

Related News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *