Shqiptari kërcënon se do hedhë në erë avionin, duke përsëritur “Allahu Ekber”

-“Do të shkojmë të gjithë te Allahu. A doni që të shkojmë në xhenet a xhehenem? Allahu është i pari, Muhamedi është pas tij, ne të tjerët nuk jemi askushi”.

7ec0b461-6dab-4d8f-90a7-933007a78c7d---0-

Këto kanë qenë fjalët kërcënuese të 35-vjeçarit shqiptar nga Kosova. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një avion të linjës Zyrih-Prishtinë. Sapo avioni është ngjitur në qiell, me rreth 150 pasagjerë në bord, i riu ka nisur kërcënimet duke terrorizuar pasagjerët. Ai mbante në dorë një shkrepëse, një shishe me lëng dhe vazhdimisht përsëriste “Allahu Ekber” (Zoti është i madh), duke kërcënuar se do hidhte në erë avionin. Ka qenë Nehat Llovca, shtetas kosovar që ushtron artet parciale, ai që është konfliktuar me 35-vjeçarin duke arritur ta rrëzojë këtë të fundit. Pasi avioni është ulur në tokë, 35-vjeçari nga Kosova është arrestuar nga forcat e sigurisë së aeroportit.

Related News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *