Kursi valutor, euro nuk humbet terren kundrejt lekut

Këtë kanë konfirmuar treguesit e kursit të agjencive të këmbimit valutor.

779429c7-f981-4def-a402-9d528a56c74a---0-

 

Euro, monedha evropiane që përdoret edhe në vendin tonë, gjatë kesaj jave ruajti stabilitet kundrejt monedhës vendase, krahasuar me një javë më parë. Në bazë të treguesve të kursit të agjencive të këmbimit valutor, në fundjavë, monedha europiane u këmbye në tregun e brendshëm, mesatarisht në blerje me 139.7 lekë.

Edhe në shitje, këtë javë euro është tregtuar me 140.2 lekë, ndërsa një javë më parë është treguar me të njëjtën vlerë. Dollari amerikan këtë javë është blerë me 100.7 nga 100.9 lekë që tregtohej një javë më parë. Monedha amerikane është shitur me 101.3 lekë nga 101.5 lekë që ishte një javë më parë. Gjatë muajve të fundit, tendenca e këmbimit euro-lek ka qenë në favor të monedhës europiane dhe tendenca e përgjithshme e lekut ka qenë ajo e zhvlerësimit, pavarësisht luhatjeve momentale të kursit të këmbimit.

Related News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *