“Kabriole” kap 20 kg lëndë narkotike

Operacioni i koduar “Kabriole” ka arritur të sekuestrojë 20 kg lëndë narkotike.c4297d14-5b75-40aa-942e-1eee52371db8---0-

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 20 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Sekuestrimi është bërë i mundur në zonën e Ujit të Ftohtë.  Është bërë e ditur se lënda narkotike ishte e ndarë në 16 pako. Ajo u gjend prej policisë në bagazhin e mjetit tip BMW me targë AA188GZ, drejtuesi i të cilit, Leonidha Gjini, është vënë në pranga. Mësohet se bashkë me drejtuesin në mjet gjendej edhe një person tjetër që ka mundur të arratiset. Policia ka arritur të identifikojë personin e dytë por për arsye hetimi nuk e është bërë e ditur. Materialet e sekuestruara i kanë kaluar organit të akuzës për procedim penal, ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Related News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *