Bruksel: Takimi i 6-të Shqipëri-BE

Do të mbahet gjatë ditës së sotme takimi i gjashtë i Këshillit të Stabilizim-Asocimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

830e9c8c-ea75-42bb-bf29-5d080adfcb25---0-

Në këtë takim, i cili organizohet një herë në vit, Këshilli i Stabilizim-Asocimit do të bëjë një vlerësim të përgjithshëm të zbatimit të MSA-së, ku do të diskutohet për cështje të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE. Takimi i gjashtë do të drejtohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Bashkimi Europian do të përfaqësohet nga Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle dhe zv/kryeministri  dhe ministri Punëve të Jashtme Evangelos Venizelos, si përfaqësues i Presidencës greke të BE-së. Në delegacioni shqiptar do të marrin pjesë edhe ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha si dhe kryetarje e Komisionit të Integrimit Europian të Kuvendit, Majlinda Bregu. Ditën e nesërme, ministri i Brendshëm, Ditmir Bushati, do të drejtojë takimin e Këshillit të Adriatikut dhe Jonit (AIC). Në këtë takim do analizohet ecuria 1-vjeçare e presidencës shqiptare të AII, bazuar në gjithë aktivitetet e kryera gjatë një viti. Pritet që në këtë takim të bëhet kalimi i Presidencës tek Bosnjë Hercegovina.

Related News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *