12 Maji, Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

“Kujdesi infermieror është një art, dhe që të realizohet si art, kërkohet përkushtim i plotë dhe përgatitje e fortë, sikurse për çdo vepër piktori apo skulptori; me ndryshimin që nuk ke të bësh me një telajo apo një mermer i ftohtë, por me trupin njerëzor, tempullin e shpirtit të Zotit.”

Nurses Day with 30 percent color  FINAL FINAL 10-17-2013

Kjo është një nga thëniet më të njohura të Florence Nightngale. Florence Nightngale e cilësuar ndryshe edhe si “Zonja me llambë”, pasi e kishte zakon të bënte turnin e natës, është një forcë udhëheqëse në fushën e Infermierisë. 12 maji festohet nga mbarë bota në nder të ditëlindjes së saj, që arriti të transformonte Infermieristikën në një profesion të respektueshëm për gratë.

“Zonja me llambë” u bë e njohur ndërsa shërbente si infermiere gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në fillim të shekullit XXI, shumë analistë janë shprehur se arritjet e Nightngale-së janë ekzagjeruar së tepërmi nga media në atë kohë me qëllim dhënien e një heroi/ne për publikun, por në dekadat e mëvonshme arritjet e saj u pranuan gjerësisht. Nightngale hodhi themelet e krijimit të shkollës së infermierisë në Londër. Ndërmarrja e reformave sociale nga ana e saj përfshinin përmisimin e kujdesit shëndetësor për të gjitha shtresat e shoqërisë britanike. Ajo dha kontributin e saj edhe në mundësinë për të lehtësuar urinë në Indi, ndihmesën për të rritur pjesëmarrjen e femrave në fuqinë punëtore. Gjatë jetës së saj ajo u shqetësua vazhdimisht për përhapjen e njohurive mjekësore. Trakatet e saj arritën të botoheshin vetëm pas vdekjes së saj.

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Urdhri i Infermierit të Shqipërisë (UISH) ka bër të ditur angazhimin e pandalshëm me qëllim përmisimin e sjelljeve etiko-profesionale të profesionistëve të kujdesit infermieror, si: infermierët, mamitë, teknikët e laboratorit, fizio-terapistët, etj. Një tjetër synim i UISH-it është rritja  profesionale e tyre në nivelin evropian.

Related News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *